Trajnim për Teknik të kontabilitetit, Shtator 2014

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës njofton se trajnimi për Teknik të kontabilitetit i cili do të fillojë në SHTATOR 2014 do të mbahet në Prishtinë duke filluar me dy nga katër lëndët e parapara për këtë nivel: P1/Kontabiliteti financiar P3/ Kontabilisti në biznes Të interesuarit mund të aplikojnë prej datës 02 Maj deri më 31 Maj 2014 ditëve të punës prej orës 9.00 -12.00 dhe 14.00 – 17.00, në zyrën e SHKÇAK, Prishtinë. Aplikacioni për regjistrim si dhe të gjitha informatat e domosdoshme për aplikim mund të shkarkohen nga ueb-faqja e SCAAK ose të merren në…[Read More]

ifac logo

Legjislacioni Evropian i Auditimit krijon potencial për divergjencë rregullatore

Votimi i fundit i Parlamentit Evropian për legjislacionin e auditimit ligjor shënon fazën e fundit të procesit të reformave të auditimit Evropian dhe përfundon pothuajse katër vite të diskutimit dhe debatit. Siç ka theksuar disa herë Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC/FNK), ne besojmë se objektivi kryesor i reformës rregullatore të auditimit duhet të jetë për të përmirësuar më tej cilësinë e auditimit dhe në fund të fundit cilësinë e raportimit financiar. Në një ekonomi shumë të ndërlidhur globale, ne e shohim konvergjencën rregullatore nëpër juridiksione si një pjesë kritike e arritjes së këtij objektivi. Si rezultat i kësaj, ne i…[Read More]

IPSASB

Takimi i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (IPSASB)

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (IPSASB) Nga 11 – 14 mars 2014 mbajti takim në Toronto të  Kanadasë, ku ndër të tjera, u diskutuan strategjia dhe plani i punës së Bordit, korniza konceptuale për qëllime të përgjithshme të raportimit financiar nga njësitë e sektorit publik, instrumentet financiare të sektorit publik, përfitimet sociale, etj. Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (IPSASB) zhvillon Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (IPSAS); standarde të bazuara në parimet akruale që përdoren për përgatitjen e pasqyrave financiare për qëllime të përgjithshme nga qeveritë dhe entitetet e tjera të…[Read More]

hymerikleemann

Mundësi Punësimi – Hymeri Kleemann

Hymeri Kleemann ka shpallur të hapur aplikimin për pozitën Menaxher i Financave dhe Administratës. Klikoni këtu për detajet e shpalljes. Aplikantët mund të dorëzojnë CV-të në email adresën: info@hymeri-kleemann.com ose dretjpërdrejtë në adresën: Ahmet Krasniqi, Tregtia C2, H8 nr. 7A Prshtinë.    

ATK Logo

Lajme nga ATK: Njoftim për Tatimpagues – Mbaj dokumentacionin sipas Ligjit!

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjitha veprimtaritë ekonomike se janë të obliguara të mbajnë librat dhe regjistrimet konform legjislacionit tatimor. Veprimtaritë ekonomike, të cilat krijojnë dhe mbajnë dokumentacione jo në rregull, si: shitje pa destinim-personave fizik, blerje nga personat fizik, mos-dokumentim dhe dokumentim fiktiv, mall pa prejardhje-origjinë, fryrje të shpenzimeve, lëshim i kuponëve fiskal nga distributorët, nënvlerësim i çmimeve nga importi, mos-lëshim i kuponëve fiskal, mbajtje të stoqeve dhe saktësisë së tyre, dokumentime tjera jo-reale, kreditim dhe humbje e vazhdueshme, do të jenë në fokusin e ATK-së, derisa të arrihen objektivat për krijimin e një klime të volitshme për…[Read More]

3

Ndahet nga jeta Liam Coughlan – Anëtar Nderi në SHKÇAK

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se më 5 mars 2014 u nda nga jeta miku ynë besnik, bashkëpunëtori i ngushtë dhe Anëtar nderi i ShKÇAK Z. Liam Coughlan. Lajmi për vdekjën e “njeriut me fjalët e arta” Z. Coughlan, u pranua me shumë dhimbje nga ShKÇAK. Sot, ne kujtojmë kontributin e tij që dha për Shoqatën tonë pa u kursyer deri në fund të jetë së tij. Rezultati i punës së tij të pakursyer  është reputacioni i mirë që Shoqata gëzon në vendin tonë por edhe në botë. Kontributi që Liam ka dhënë për Shoqatën dhe zhvillimin e profesionit të…[Read More]

3

Sudden Loss of our Honorary SCAAK Member, Mr. Liam Coughlan

It is with great sadness we learnt that on March 5th, 2014 our dear friend, close associate and Honorary Member of SCAAK Mr. Liam Coughlan passed away. The sudden unexpected sad news of loss of  ”the man of golden words” Mr. Coughlan, was accepted with heartfelt pain from SCAAK. Today, we remember his contributions to our Society, which he gave without reserve and at any time. It goes without saying that his beyond generous contribution has placed SCAAK in the position it has today within our Kosovo and worldwide. The contribution that Liam has given to the development of SCAAK, and…[Read More]

world learning-usaid

Mundësi e Zhvillimit Profesional: USAID dhe World Learning do të ofrojnë 160 Çertifikime Profesionale përmes Programit të Bursave të USAID në Kosovë

Në pesë vitet e ardhshme Programi i Bursave të USAID, ndër të tjera, për studentët kosovarë do të ofrojë 160 çertifikime profesionale në universitete të SHBA-ve. WASHINGTON (3 mars 2014) – Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka kontraktuar World Learning për implementimin e Programit 30 milion dollarësh të Bursave dhe Partneriteteve për Lidership Transformal (Transformational Leadership Scholarships and Partnerships Program). Programi pesëvjeçar ka për qëllim të ndihmojë trajnimin e një brezi të ri të liderëve kosovarë, për të shtyer ndryshimet e rëndësishme në fushat prioritare ekonomike, politike dhe shoqërore. “World Learning është krenare për bashkëpunimin në këtë program që…[Read More]

ifac logo

FNK/IFAC lanson Portalin Global të Informacionit

Portali i ri global online përmbledhë burime të kontabilitetit dhe auditimit, vështrime dhe lajme dhe lidhë komunitetin global të auditimit Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK/IFAC), organizatë globale për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, më 3 mars 2014 njoftoi për lansimin e Portalit Global të Informacionit, një platformë e dizajnuar për të bashkuar lajme, vështrime, burime dhe lidership të mendimit për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit në mbarë botën. Portali prezanton materialet kryesore të auditimit dhe siguron një forum për të shqyrtuar çështje që nxisin mendimin. Merrni pjesë në diskutime dhe bëhuni pjesë e komunitetit global të kontabilistëve dhe auditorëve që…[Read More]

ifac logo

FNK/IFAC: Zhvillimi dhe Raportimi Masave Plotësuese Financiare

Udhëzues Ndërkombëtar i Praktikave më të Mira IFAC ka publikuar draftin e Udhëzuesit Ndërkombëtar të Praktikave më të Mira për Zhvillimin dhe Raportimin e Masave Plotësuese Financiare. Ky udhëzim kërkon të krijojë një standard për përdorimin e masave financiare shtesë, në mënyrë që të përmirësojë të kuptuarit e performancës së një organizate nga menaxhmenti, investitorët dhe akterët e tjerë. Udhëzuesi siguron parimet e cilësisë që një masë financiare duhet të ketë si dhe shpalosjet që duhet ta shoqërojnë atë në qoftë se përdoret për raportim të jashtëm. Duke u bazuar në karakteristikat cilësore të informatave të dobishme financiare, udhëzimi rekomandon…[Read More]