FiskalizimiKarburant

Njoftim nga ATK: Vazhdon fiskalizimi i tregtarëve të karburanteve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjitha bizneset që merren me tregtimin e karburanteve që nga muaji Shtator 2014, në bashkëpunim me operatorët e licencuar për Pajisje Elektronike Fiskale (PEF) do të vazhdoj me shtrirjen e procesit të fiskalizimit . ATK është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve që dalin nga legjislacioni tatimor dhe plani strategjik i ATK-së. Kontribut të veçantë në ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës  kanë të gjithë tatimpaguesit që i kryejnë obligimet e tyre tatimore, në pajtueshmëri të plotë  me  kërkesat e legjislacionit tatimor  të aplikueshëm në Kosovë. Me qëllim…[Read More]

ifrs-logo-370x229_IASB

BSNK publikon ndryshimet me fushëveprim të kufizuar të SNK 27 Pasqyrat Financiare Individuale

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK/IASB) ka publikuar Metodën e Kapitalit në Pasqyrat Financiare Individuale (Ndryshimet në SNK 27).  Ndryshimet në SNK 27 do të iu mundësojnë entiteteve të përdorin metodën e kapitalit për të kontabilizuar investimet në filiale, ndërmarrje të përbashkëta (joint ventures) dhe shoqëritë në pasqyrat financiare individuale të tyre. Ndryshimet do të iu ndihmojnë disa juridiksioneve të lëvizin në drejtim të SNRF-ve për pasqyrat financiare individuale, duke reduktuar kështu shpenzimet e përputhshmërisë pa e reduktuar informacionin i cili i vihet në dispozicion investitorëve. Ndryshimet janë si përgjigje ndaj kërkesave që BSNK i ka pranuar gjatë konsultimeve…[Read More]

FletepalosjeSh-300x196

Lajme nga ATK: Publikimi i fletëpalosjes “Instalo Pajisje Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal”

Administrata Tatimore e Kosovës, ka publikuar Fletëpalosjen “Instalo Pajisje Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal!”. Qëllimi i publikimit të kësaj Fletëpalosjeje është që të informoj më për së afërmi tatimpaguesit, lidhur me detyrimet e tyre për të instaluar pajisje elektronike fiskale dhe lëshimin e Kuponit Fiskal, konform Legjislacionit Tatimor. Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit, që të instalojnë pajisje elektronike fiskale dhe të lëshojnë Kupon Fiskal, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve. Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi do të identifikojë tatimpaguesit, të cilët i’u shmangen detyrimeve tatimore. Po ashtu, inkurajojmë Konsumatorët që të kërkojnë Kuponin Fiskal në momentin që pranojnë…[Read More]

IESBA

IESBA/IFAC ka publikuar versionin më të fundit të Kodit të Etikës

Doracaku i Kodit të Etikës për Kontabilistët Profesionistë, Botim i 2014-ës Doracaku i vitit 2014 i Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Kontabilistë (IESBA) përmban e tërë Kodin e Etikës për Kontabilistët Profesionistë (të njohur si: Kodi). Ky botim përfshin disa deklarime të rishikuara të cilat janë publikuar më parë dhe që tani janë efektive – që trajton shkeljen e kërkesave të Kodit, konfliktet e interesit si dhe definicionin e “atyre të ngarkuar me qeverisjen.” Gjithashtu përmban definicionin e rishikuar të “ekipit të angazhimit” (efektiv për auditimin e pasqyrave financiare për periudhat që përfundojnë më ose pas 15 dhjetorit të…[Read More]

Njoftim: Azhurnimi i librit P9/Raportimi Financiar dhe testimi me librin e ri

Ju njoftojmë se ShKÇAK ka bërë azhurnimin e librit nga lënda P9/Raportimi financiar i avancuar me të cilin do të fillohet të ligjërohet nga Shtatori 2014. Me librin që e keni aktualisht mund ti nënshtroheni provimit vetëm edhe në afatin Shtator-Tetor 2014. Nga afati i Dhjetorit 2014 do të testoheni me librin e ri. Çmimi për libër – EUR 30 Ky njoftim vlen për të gjithë e në veçanti për Anëtarët që kanë vijuar ligjëratat nga kjo lëndë por ende nuk e kanë kaluar provimin P9.

ATK_Broshura

Lajme nga ATK: Publikimi i broshurës për Personat Fizik “Të ardhurat tuaja janë objekt tatimi!”

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj Personat Fizik / Tatimpaguesit lidhur me obligimet e tyre për Tatimin në të Ardhurat Personale, ka publikuar Broshurën “Të ardhurat tuaja janë objekt tatimi!”. Përmes kësaj broshure të gjithë Personat Fizik, do të informohen më për së afërmi për obligimet e tyre tatimore, si dhe mënyrën e deklarimit dhe pagesës konform Ligjit për Tatimin në të Ardhurat Personale. Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi do të identifikojë Personat Fizik, të cilët i’u shmangen detyrimeve tatimore. Njëherësh, ATK, inkurajon të gjithë Personat Fizik, që të deklarojnë dhe paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që…[Read More]

Ndryshim në datat e orarit të provimeve për sesionin shtator/tetor 2014

Ju njoftojmë se ShKÇAK ka publikuar orarin e ri të provimeve me një ndryshim në datat e provimeve për sesionin e shtatorit/tetorit 2014. Ndryshimi në datat e provimeve ka ndodhur për shkak të festës së Kurban Bajramit. Datat e paraqitjes së provimeve janë të njëjta me orarin e kaluar nga 18/08/2014 deri më 12/09/2014. Ju lutem gjeni orarin e ri të provimeve për sesionin e shtatorit/tetorit duke klikuar këtu.

Rezultatet e provimeve të sesionit qershor 2014

Ju njoftojmë se ShKÇAK do të bëjë publikimin e rezultateve të provimeve të sesionit të qershorit me datë 15 korrik 2014 në orën 16:00 Si edhe çdo herë rezultatet e provimeve do të i pranoni individualisht në adresat tuaja elektronike.

Konkurs punësim

Viva Fresh Store ka shpallur konkurs për pozitën Kontroller i Llogarive. Aplikacionin e plotësuar së bashku me CV-në dhe letrën motivuese mund ta dorëzoni në Viva Fresh Store në Veternik, ose të dërgohet përmes postës elektronike në humanresources@vivafresh-rks.com Për më shumë informata rreth kushteve dhe kritereve për pozitën, klikoni në këtë link.

ShKÇAK pjesëmarrëse në Konferencën e gjashtë vjetore të ZAP

Përfaqësuesit e ShKÇAK janë duke marrë pjesë në Konferencën e gjashtë vjetore, dy ditore (datë 10, 11 korrik 2014) të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në Tiranë, Shqipëri. Përgjatë kësaj Konference do të diskutohen Draft Strategjia e Zhvillimit Korporativ për periudhën 2014-2020 si pjesë e strategjisë së integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, roli i ZAP në auditimin e fondeve të BE-së të dhëna si Instrument Para-Antarësimit (IPA), si dhe mësimet e mësuara nga kjo sezonë që do të organizohen si forum për anëtarët e personelit të ZAP dhe mënyrën e ballafaqimit me to në periudhë afat-shkurt dhe…[Read More]