BSNAS propozon modernizimin e auditimit tė vlerėsimit financiar nė mbėshtetje tė cilėsisė sė auditimit

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (IAASB/BSNAS) ka propozuar ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si auditorët përcaktojnë vlerësimet kontabël dhe shënimet shpjeguese përkatëse. Këto ndryshime kërkojnë nga auditorët të sqarojnë përqendrimin e tyre në rrezikun e gabimeve materiale të cilat rrjedhin nga vlerësimet kontabël dhe t’i adresojnë këto rreziqe me kërkesa më të detajuara për auditim.

“Vlerësimet kontabël përdoren në shumë pasqyra financiare – shpesh ato janë komplekse dhe kërkojnë gjykime apo kanë pasiguri të vlerësimit. Është veçanërisht e rëndësishme që auditorëve t’ju kërkohet të hartojnë dhe të kryejnë procedura për të siguruar besueshmërinë e këtyre vlerësimeve” ,theksoi kryetari i IAASB/BSNAS, Prof. Arnold Schilder. “Standardi i propozuar do të sjellë ndryshime të rëndësishme veçanërisht në auditimet e institucioneve financiare si bankat dhe kompanitë e sigurimit, marrë parasysh ndryshimet e fundit në kontabilizimin e humbjeve të pritshme nga kreditë”.

Standardi i propozuar përkrah vazhdimin e evoluimit të auditimit për të përballuar sfidat e një ekonomie gjithnjë e më komplekse. Ai është zhvilluar pas konsultimeve të gjera me rregullatorët dhe praktikuesit, duke përfshirë ata të cilët auditojnë bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Standardi i propozuar:

·Rrit kërkesat për procedurat e vlerësimit të rrezikut për të përfshirë faktorët e veçantë që lidhen me vlerësimet  kontabël, përkatësisht kompleksitetin, gjykimin dhe pasigurinë e vlerësimit;

·Përcakton një pritshmëri më të detajuar për reagimin e auditorit ndaj rreziqeve të identifikuara, duke përfshirë  përdorimin e skepticizmit profesional nga ana e auditorit; dhe

·Është i përshkallëzuar, pavarësisht nga madhësia apo sektori i biznesit ose i firmës së auditimit.

Standardi Ndërkombëtarë i Auditimit 540 (I rishikuar), Auditimi i Vlerësimeve Kontabël dhe Shënimet Shpjeguese Përkatëse, është i hapur për komente deri më 1 gusht 2017. BSNAS fton të gjitha palët e interesit të komentojnë Draft Propozimin përmes ueb-faqes së BSNAS.

Rreth BSNAS / IAASB

BSNAS / IAASB zhvillon standarde të auditimit dhe sigurisë dhe udhëzues për përdorim të të gjithë kontabilistëve profesionistë brenda një procesi të standardvënies duke përfshirë Bordin e Mbikëqyrjes së Interesit Publik, i cili mbikëqyr aktivitetet e BSNAS dhe Grupi Konsultativ Këshillues, i cili ofron të dhëna me interes publik në zhvillimin e standardeve dhe udhëzuesve. Strukturat dhe proceset të cilat mbështesin veprimet e BSNAS ndihmohen nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (FNK).

Lajmin në gjuhën angleze mund ta gjeni duke klikuar këtu.