BSNEK fuqizon Kodin Ndėrkombėtar tė Etikės: Propozon udhėzime tė reja pėr skepticizėm profesional dhe gjykime profesionale

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Kontabilistë (BSNEK/IESBA, Bordi për Etikë) ka lëshuar një Draft Propozim për komente publike Materiali i Propozuar për Zbatim në lidhje me Skepticizmin Profesional dhe Gjykimet Profesionale. Udhëzimi i propozuar për herë të parë lidhet me konceptet kyçe në Kodin e Etikës për Profesionistët e Kontabilitetit të BSNEK (Kodi Etikës) dhe sqaron zbatimin e tyre, përkatësisht:

  • Si përputhja me parimet themelore të Kodit të Etikës mbështet skepticizmin profesional nga auditorët dhe praktikuesit e sigurimit për auditim, rishikimin dhe angazhimet tjera të sigurimit;
  • Rëndësinë e profesionistëve të kontabilitetit që kanë një kuptim të mjaftueshëm të fakteve dhe rrethanave të njohura gjatë ushtrimit të gjykimit profesional në zbatimin e kuadrit konceptual që mbështet Kodin e Etikës

“Përputhja me parimet themelore dhe skepticizmin profesional janë obligime esenciale për profesionistët e kontabilitetit dhe auditimit dhe angazhimet tjera të sigurimit” theksoi Dr. Starvos Thomadakis kryetar i BSNEK. “Ne po artikulojmë për herë të parë lidhjen ndërmjet të bërit të qartë të rolit të rëndësishëm që luajnë parimet themelore në aftësimin e auditorëve dhe praktikuesve të sigurimit të përballen me pritjet e publikut rreth ushtrimit të skepticizmit profesional”.

Udhëzimi i propozuar që trajton parimet themelore dhe skepticizmin profesional i përgjigjet një rekomandimi trepalësh të Grupit Punues për Skepticizëm Profesional të themeluar nga BSNEK, Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS/IAASB) dhe Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit dhe Kontabilitetit (BSNEK/IAESB).

“Gjatë zhvillimit të këtij udhëzimi, BSNEK gjithashtu thekson rëndësinë e profesionistëve të kontabilitetit jo thjesht duke pranuar informacion në vlerë nominale gjatë ushtrimit të gjykimit profesional”, theksoi drejtori teknik i BSNEK, Ken Siong.

Pasi të finalizohet, ky material do të përfshihet në Kodin e Etikës të sqaruar dhe të ristrukturuar,  që BSNEK planifikon të përfundojë deri në fund të vitit 2017. Përtej kësaj, BSNEK do të vazhdojë të eksplorojë çështje të mëtejshme në lidhje me skepticizmin profesional në koordinim të ngushtë me BSNAS/IAASB dhe BSNEK/IAESB, dhe në konsultim me palët e interesuara.

Si të komentoni

BSNEK fton të gjitha palët e interesuar të komentojnë në këtë Draft Propozim duke vizituar ueb-faqen e Bordit të Etikës  www.ethicsboard.org. Komentet kërkohen deri më datë 25 korrik 2017

Për IESBA / BSNEK

Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Kontabilistë (BSNEK/IESBA) është një bord standard-vënës i pavarur cili zhvillon dhe publikon, në të mirë të interesit publik, standarde etike të kualitetit të lartë dhe deklarata të tjera për kontabilistët profesionistë në mbarë botën. Përmes aktiviteteve të veta, BSNEK-ja zhvillon Kodin e Etikës për Kontabilistët Profesionistë, i cili nxjerrë kërkesa etike për kontabilistët profesionistë. Strukturat dhe proceset të cilat mbështesin aktivitetet e BSNEK-së udhëhiqen nga FNK-ja. Ju lutem vizitoni www.ethicsboard.org për më shumë informacion dhe na ndiqni në Twitter @Ethics_Board.

Për IFAC / FNK

FNK është organizatë globale për profesionin e kontabilitetit, e dedikuar për ti shërbyer interesit publik duke fuqizuar profesionin dhe duke kontribuuar ndaj zhvillimit të ekonomive të fuqishme ndërkombëtare. Përbëhet nga më shumë se 175 anëtarë dhe bashkëpunëtor në 130 vende dhe juridiksione, të cilët përfaqësojnë 2.5 milion kontabilistë në praktikën publike, arsim, shërbime qeveritare, industri dhe tregti.