ShKĒAK organizon EVP-nė treditore dhe takimin e Asamblesė nė Pogradec

ShKÇAK për anëtarët e saj ka organizuar EVP-në treditore e cila do të mbahet në datat 23, 24 dhe 25 maj 2017 në Pogradec.

 

Gjatë këtyre ditëve do të trajtohen temat: 

- "Lizingu (SNK 17, SNRF 16)" dhe "Të hyrat (SNK 18, SNRF 15)" nga z. Nazmi Pllana;

- "Ngarkesa e kundërt në lëmin e ndërtimtarisë - shembuj praktik" nga z. Zaim Lubishtani; dhe

- "Standardet e opinionit të auditorit (ndryshimet e fundit me raste konkrete studimore, SNA 700, 701, 705, 706)" nga z. Hysen Çela.

 

Me anë të këtyre organizimeve, ne përpiqemi që anëtarët tonë t'i mbajnë dhe azhurnojnë kompetencat e tyre, të vazhdojnë të kenë besimin e klientëve të tyre, si dhe të rrisin klientelën për shkak të ekspertizës në punë. ShKÇAK do të vazhdojë organizimin e seminareve në kuadër të EVP-së për shtjellimin dhe trajtimin e temave relevante globale sipas kërkesave legjislative në vend dhe standardeve ndërkombëtare.

 

Në mënyrë që ShÇKAK të jetë sa më afër anëtarëve të saj, si dhe në hap me zhvillimet globale të profesionit, gjatë kësaj jave do të mbahet edhe Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë së ShÇKAK.

 

Image