Ballina
tk-kc-ac_01
tk-kc-ac_02
tk-kc-ac_03

aplynow

PËR TA SHKARKUAR APLIKACIONIN KLIKO KËTU

Marrëveshje bashkëpunimi në mes ShKÇAK dhe TURMOB

Qershor 2013, Ankara, Turqi

Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) dhe Unioni i Odave të Kontabilistëve Publik të Certifikuar të Turqisë (TURMOB), kanë nënshkruar dy marrëveshje për bashkëpunim që sipas vlerësimit të dy institucioneve janë tejet të rëndësishme.

Marrëveshja e parë ishte Marrëveshje Mirëkuptimi që ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit përmes aktiviteteve të përbashkëta, promovimin e etikës profesionale në mes të anëtarëve të të dyja institucioneve si dhe çështje të tjera me interes reciprok.

Read more...

 

Kornizë e Re e Raportimit Financiar për NVM-të

10 Qershor 2013

Instituti Amerikan i Auditorëve të Certifikuar (AICPA) ka publikuar sot Kornizën e Raportimit Financiar për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme "FRF for SME". Kjo kornizë është e dizajnuar për komunitetin e bizneseve të vogla të Amerikës. Kjo kornizë mundëson pasqyra financiare të cilat ofrojnë informata relevante, të dobishme në mënyrë të thjeshtësuar, konsistente dhe kost-efektive. FRF për SME mund të përdoret në rastet kur nuk kërkohet raportimi i pasqyrave financiare sipas US GAAP.

Read more...

 

BSNK publikon KISNRF Nr. 21 - Mbledhja e Taksave

20 Maj 2013

Bordi i Standardeve të Kontabilitetit (BSNK/IASB), sot më 20 maj 2013 ka publikuar Interpretimin Nr. 21 (KISNRF/IFRIC Nr. 21) - Mbledhjet e Taksave, ne lidhje me kontabilitetin për mbledhjet e taksave te caktuara nga qeveritë. Interpretimi është zhvilluar nga Komiteti i Interpretimeve të SNRF-ve / IFRIC ('Komiteti i Interpretimeve'), si trup i pavarur i BSNK-së.

Komitetit të Interpretimeve i është kërkuar të marrin në konsideratë se si një entitet duhet të kontabilizoj dhe raportoj në pasqyrat financiare, detyrimet në lidhje me pagesën e taksave (të ndryshme nga tatimet në fitim) të caktuara nga qeveritë. Pyetja kryesore ishte se kur (në cilin moment) duhet një entitet të njoh detyrimit për të paguar taksat në fjalë.

Read more...

 

Marrëveshje bashkëpunimi në mes ShKÇAK dhe Fakultetit Ekonomik

Prishtinë, 10 Maj 2013

 

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, me datën 10 maj 2013 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK).

Kjo Marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin institucional ndërmjet palëve të lartpërmendura, në zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë dhe në implementimin e standardeve ndërkombëtare të edukimit në këtë fushë. Sipas Dekanit të këtij fakulteti Prof.Dr Skender Ahmeti, ky bashkëpunim është një nismë jo vetëm për njohjen e provimeve nga ShKÇAK por edhe për zhvillime të mëtutjeshme në sferën e kontabilitetit dhe auditimit, përmes këtyre dy institucioneve.

Objekt i këtij bashkëpunimi janë të diplomuarit e nivelit bachelor të drejtimit të Kontabilitetit, të cilëve pas diplomimit do tu njihen të gjitha lëndët e nivelit të parë të programit certifikues të SHKÇAK.

 

Read more...

 
Lista e Studentëve të liruar nga Provimi P3

Anëtar me të drejta të plota në:

Bashkëpunëtor:

 

Trajnimet në ShKÇAK - Shtator 2013

Teknik i Kontabilitetit, Prishtinë
Teknik i Kontabilitetit, Prizren
Teknik i Kontabilitetit, Ferizaj

Orari i provimeve, Qershor 2013
Kliko këtu

 

Monografia e ShKÇAK
Lista e studentëve të pranuar - Shkurt 2013
Auditorët ligjorë

Teknik i kontabilitetit

Kontabilist i çertifikuar

Auditor i çertifikuar